Lajme nga Libohova

“JETO NATYRËN”, Çajup 2023!

“JETO NATYRËN”, Çajup 2023! Ky ishte titulli i panairit që mblodhi së bashku në fushën e Çajupit, grupe këngëtarësh të iso-polifonisë, artizanë, kultivues të bimëve medicinale etj. Veshjet popullore me motive karakteristike, gatimet tradicionale, punimet artizanale i shtuan ngjyra dhe i dhanë jetë fushës së bekuar nga Zoti! Edhe pse në kushte jo të favorshme […]

Bashkia Libohove – Raporti i Performancës 2021 per Qytetarin

Gjatë vitit 2021 buxheti i bashkisë Libohove është zbatuar në mënyrë të ekuiliburar dhe është realizuar në masën 87.6%, duke përdorur 87.5% të të ardhurave të përgjithshme të bashkisë. Furnizimi me ujë, Planifikimi Menaxhimi dhe Administrimi, Kujdesi social për familjet dhe fëmijët, Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile, etj janë shërbimet më të financuara nga bashkia gjatë vitit 2021.

Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Punonjës të bashkisë dhe nxënës shkollash sot në Libohovë në një aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, një moment simbolik për të reflektuar se sa e rëndësishme është të mbajmë pastër ambientin dhe të mbrojmë mjedisin.

Homazhe në nderim të Avni Rustemit

Homazhe në nderim të Avni Rustemit, në 98 vjetorin e vdekjes së tij. Përulemi me respekt e mirënjohje të thellë përballë aktit të tij heroik dhe gjithë veprimtarisë patriotike për aq sa jetoi. Lavdi Avni Rustemit!

Lexo te gjitha Postet

AlbaniaUSA