Bashkia Libohovë me kënaqësi njofton
Bashkia Libohovë me kënaqësi njofton
Bashkia Libohovë ka kryer një prerje të rrapit që ndodhej pranë qendres së qytetit. Kjo veprimtari u realizua për të eliminuar një rrezik të mundshëm për qytetarët dhe shtëpitë që ndodhen pranë pemës.Rrapi ishte i madhë dhe rrezikonin ti binin degët dhe kërkonte një ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar dëme të mëtejshme. Pas konsultimit me ekspertët,vendosëm të kryenim prerjen e tij për të mbrojtur sigurinë e të gjithë qytetarëve .Në këtë proces, kemi vepruar me kujdes për të minimizuar ndikimin mbi mjedisin përreth sa më shumë të jetë e mundur.Gjatë kěsaj kohe, janë marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët dhe shtëpitë që ndodhen afër pemës të jenë në siguri të plot.Eshtë vepruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret për të kryer këtë veprimtari.
Ashtu siç kishim njoftuar është zhvilluar sot dëgjesa publike për Projekt Buxhetin e vitit 2024 të Bashkisë Libohovë me banorët e qytetit të Libohovës.Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi projektet që janë në fokus për vitin e ardhshëm,