Gjatë vitit 2021 buxheti i bashkisë Libohove është zbatuar në mënyrë të ekuiliburar dhe është realizuar në masën 87.6%, duke përdorur 87.5% të të ardhurave të përgjithshme të bashkisë.
Furnizimi me ujë, Planifikimi Menaxhimi dhe Administrimi, Kujdesi social për familjet dhe fëmijët, Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile, etj janë shërbimet më të financuara nga bashkia gjatë vitit 2021.
Bashkia ka përmirësuar shërbimet e ofruara për komunitetin me anë të një fondi investimesh përmes të cilit janë financuar shërbime të tilla si: Furnizimi me ujë, Menaxhimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, Planifikimi Menaxhimi dhe Administrimi, Trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore, etj. Bashkia ka rritur vlerën e investimeve për vitin 2021 me 77% krahasuar me vitin 2020. Projektet e investimeve në vitin 2021 janë realizuar në masën 99% krahasuar me planin e këtij viti dhe kanë zënë mesatarisht 59% të totalit të shpenzimeve të bashkisë.
Bashkia Libohove ka synuar të përmirësojë efiçiencën financiare dhe mirë administrimin e parave duke ofruar më shumë shërbime dhe cilësi më të lartë të tyre për komunitetin. Per me shume hapni ketu “Raporti i Performancës 2021 per Qytetarin”