1 – Të dhënat e koordinatorit për të drejtën e informimit
Emër mbiemër i Koordinatorit
Znj. Daniela Hila
Adresa postare/elektronike e Kordinatorit
daniela.hila@bashkialibohove.gov.al
Orari i punës•
E Hënë – e Premte, ora 8:00 – 16:00
Detyrat dhe kompetencat e Koordinatorit
Detyrat dhe kompetencat e Koordinatorit
Koordinimi i punës në zbatim të detyrimeve ligjore;
Garantimi i të drejtës për informim;
Trajtimi i kërkesave të qytetarëve;
Sigurimi i aksesit në informacion;
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve;
Evidentimi i kostove të shërbimit;
Testi i interesit publik;
Balanca midis ligjeve konkurruese.
Bashkëpunimi me nëpunësin më të lartë civil.
2 – Standardet dhe procedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim dhe ankesës
Kërkesa për informim regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve dhe për të caktohet një numër rendor. Kërkesat për informim trajtohen pa dallime mes tyre.
Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
Në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme.
Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
Të gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet. Kërkesat, që lidhen me dokumente të shkruara, trajtohen duke vënë në dispozicion të kërkuesit:
a) një kopje të plotë, në format të njëjtë me atë të përdorur nga autoriteti publik, përveç rasteve të veçanta;
b) një kopje të plotë të informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet në një formë të tillë ose mund të konvertohet.
Lidhur me kërkesat që lidhen me forma të tjera, informacioni jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
Në çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.
Adresa postare/elektronike për dërgimin e kërkesës për informim
Info@bashkialibohove.gov.al
Modeli standard të një kërkese për informim
1. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më
shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve
kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen
përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune
për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e
autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për
plotësimin ose jo të kërkesës.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
4. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të
konsiderohet refuzim.
5. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji.
Afateve të marrjes së përgjigjes
Afatet te marjes se pegjigjes Afati për marrjen e informacionit, është jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës. Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e përgjigjes është jo më vonës se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë. Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme: a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze; b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit; c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit me email ose postë.
Procedurat që duhet ndjekur për të bërë një ankesë për mos dhënie informacioni
1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
4. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
5. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos:
a) mospranimin e ankesës kur:
i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;
iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.
6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës. Kërkuesi ose autoriteti publik ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionerit në gjykatën administrative kompetente. kimi nuk paraqitet në formë shkresore;
iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;
b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;
ç) afatin, brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.
6. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës. Kërkuesi ose autoriteti publik ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionerit në gjykatën administrative kompetente.
Adresa postare/elektronike për dërgimin e ankesës për mos dhënie informacioni
Info@dpi.gov.al ose kdimdp.komisioneri@idp.al
3 – Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
- Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve 1 Shtator – 1 Dhjetor 2024
- Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve 1 Janar – 1 Shtator 2024
- Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve 1 Janar – 31 Dhjetor 2023
- Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve 1 Janar 31 Mars 2025
- Regjistri i Kerkesave dhe Pergjigjeve Prill – Qershor 2025
- Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Korrik-Gusht-Shtator 2025 •
- Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Tetor-Nëntor-Dhjetor 2025`
-Regjistri i kerkesave dhe pergjigjeve Janar-Shkurt -Mars 2026
-Regjistri i kerkesave dhe pergjigjeve Prill-Maj-Qershor 2026
–
4 – Trajtimi i kërkesave për informacion
Procedura e regjistrimit të kërkesës në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve
1.Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke
paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në
Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji.
2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor,
së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka
bërë kërkesën për informim.
3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet
në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
Afatet të trajtimit të kërkesës nga ana e administratës së bashkisë
Afatet te marjes se pegjigjes Afati për marrjen e informacionit, është jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës. Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e përgjigjes është jo më vonës se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë. Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit përmes emailit ose kutisë postare.
Mënyrave të dhënies së informacionit
1. Të gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë të
informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e- albania.al
apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.
2. Kërkesat, që lidhen me dokumente të shkruara, trajtohen duke vënë në dispozicion të
kërkuesit:
a) një kopje të plotë, në format të njëjtë me atë të përdorur nga autoriteti publik,
përveç rasteve të veçanta;
b) një kopje të plotë të informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet në një formë të tillë ose mund të konvertohet.
3. Lidhur me kërkesat që lidhen me forma të tjera, informacioni jepet në mënyrën më të
efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
4. Në çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.
5 – Kufizimi i së drejtës së informimit
1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale
dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:
a) të drejtën për një jetë private;
b) sekretin tregtar;
c) të drejtën e autorit;
ç) patentat.
Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”,
“b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë
pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai
është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa
parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes
publik më i lartë për dhënien e tij.
2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse
dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e
klasifikuar;
b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike; d)
formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e
politikave publike;
ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ose ndërqeveritare.
Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2, të këtij neni, informacioni
i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij. Kufizimi
mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2,
shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij neni, nuk zbatohet kur hetimi administrativ, në kuadër të një
procedimi disiplinor, dhe procedurat e inspektimit e të auditimit të autoriteteve publike kanë
përfunduar.
Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2,
shkronjat “d” dhe “dh”, të këtij neni, nuk zbatohet kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të
fakteve, të dhëna teknike ose të dhëna statistikore.
Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2,
shkronja “e”, të këtij neni, nuk zbatohet pasi politikat janë bërë publike.
3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se
përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.
4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti
publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.
5. E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në
dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është
dërguar kërkesa për informim, fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë
autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për
informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë
kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen
e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose
jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni.
6. Nëse kufizimi prek vetëm një pjesë të informacionit të kërkuar, pjesa tjetër nuk i refuzohet
kërkuesit. Autoriteti publik tregon qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që janë refuzuar, si
dhe në bazë të cilës pikë të këtij neni është bërë ky refuzim.
Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji,
pavarësisht nga parashikimet e ligjit për arkiva.
6 – Tarifa për dhënien e informacionin (nëse ka)
Shërbimet administrative që ofrohen nga Bashkia Libohovë, janë pa pagesë. Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.
Dhënia e informacionit është pa pagesë.
Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.
Në bazë të faturës së prodhuar nga zyra përkatëse e trajtimit të kërkesës, pagesa bëhet referuar mandatit duke e depozituar shumën nëpermjet bankës, shërbimit postar ose pagesës direkte në arkën e institucionit.
7 – Informacionet dhe dokumentet që kërkohen shpesh
Kërkesat për informacion që i adresohen Bashkisë Libohovë janë të fushave dhe problematikave të ndryshme. Një numër i lartë i kërkesave për informacion bëhet për shërbimet sociale . Gjithashtu në fokus të kërkesave për informacion vazhdon të mbetet buxheti i bashkisë, i cili është i publikuar brenda Programit të Transparencës. Një tjetër fushë me interes për marrje informacioni ka të bëjë me çështje të infrastrukturës dhe projekte të ndryshme të Bashkisë.
Bashkia Libohovë bën të mundur që cdo informacion i cili është dhënë të paktën një herë, të bëhet i disponueshëm edhe për persona të tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.
