Të dashur bashkëqytetarë,

Dëshiroj të ndaj me ju një informacion të rëndësishëm lidhur me situatën aktuale gjate rreshjeve të shiut në zonën tonë. Pas një periudhe të vështirë të motit, kemi regjistruar disa demtime në infrastrukturë.
Ekipet tona janë të angazhuara në përmirësimin dhe rindërtimin e zonave të prekura, duke punuar me shpejtësi për të rikthyer normalitetin sa më shpejt të jetë e mundur.
Në këtë moment të vështirë, ju inkurajoj të jeni të kujdesshëm dhe të keni kujdes për sigurinë tuaj . Raportoni shkeljet e sigurisë dhe dëmet që vëreni në ndihmë të ekipit tonë të emergjences. Falenderim për punën e pa lodhur të sektorit të MZSH si dhe ndërmarrjes së mirëmbajtjes për normalizimin e situatave.
AlbaniaUSA