Të nderuar qytetar, Këshilli Bashkiak Libohovë,njofton se mbledhja e rradhës do të zhvillohet me datë 29.10.2025, ora 09:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, Bashkia Libohovë.
Të nderuar qytetar, Këshilli Bashkiak Libohovë,njofton se mbledhja e rradhës do të zhvillohet me datë 29.10.2025, ora 09:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, Bashkia Libohovë.
Te nderuar qytetar, Keshilli Bashkiak Libohove njofton se mbledhja e rradhes do te zhvillohet me date 15.04.2025, ora o9:00, ne sallen e mbledhjeve te Keshillit, Bashkia Libohove.
Njoftim, mbledhja e Keshillit Bashkiak Libohove, date 15.04.2025
Të nderuar qytetar po ju njoftojmë rendin e ditës të mbledhjes të datës 22.04.2025 ora 09.00, të Këshillit Bashkiak Libohovë.
Njoftim i mbledhjes date 22.04.2025Vendimi miratimit te mbledhjes date 22.04.2025
Libohova është një qytet i vogël piktoresk, në rajonin jugor të Shqipërisë. Vendosur rrëzë malit Bureto, me një pozicion gjeografik që shikon luginën magjepesese të lumit Drino.
Qyteti është i njohur për historinë e tij të pasur dhe trashëgiminë kulturore, si dhe për bukurinë e tij natyrore që të lë pa frymë. Ështe pjesë e 15 qyteterimeve antike të luginës së Drinosit në Epir, me kryeqendër Antigonen e themeluar nga Pirro i Epirit ne shek. e III P.K.
Ndodhet 11 km larg nga qyteti Gjirokastrës dhe 24 km nga kufiri (Kakavije) me Greqinë.
Monumenti më i spikatur i Libohoves është Kalaja e Libohovës, një kështjellë mesjetare që daton në shekullin e XVIIII-të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena si prikë për të motrën Shanishanë.
Atraksionet e tjera të dukshme të qytetit përfshijnë objekte mesjetare kulti, si: Kisha, Xhami, Teqe Bektashiane, Kullen e Sahatit, Ura mesjetare , Sarajet e Mufid Bej Libohovës, rrugët e me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale prej guri të qytetit të vjetër.
Dashamirësit e natyrës do të gjejnë shumë për të admiruar në Libohovë. Qyteti është i rrethuar nga male të thyer, pyje të gjelbëruar, lumenj dhe përrenj të pastër kristal, duke e bërë atë një destinacion ideal për shëtitje, kalërim, ngjitje në mal, ecje ne pyll duke shijuar ajrin e pastër. Kampe, peshkim, eksplorim guvash dhe shkëmbinj të thepisur. Ju mund të shijoni çajrat me bimët shëruese të zonës aq të famshme në tregun vendas dhe atë botëror.
Nuk duhet humbur edhe kuzhina vendase në Libohovë, e cila përmban gatime tradicionale shqiptare e përmendur nga kronikani otoman Elvija Çelebi dhe anglezi Lord Bajron gjatë vizitës së tij më 1809.
Përveç atraksioneve të tjera të saj, Libohova është gjithashtu shtëpia e një vendi unik arkeologjik të njohur si “Varret Pagane”.
Libohova kjo perlë e fshehur ofron një përzierje unike të historisë, kulturës dhe bukurisë natyrore dhe me siguri do të lërë një përshtypje të bukur te çdo vizitor.