Z. Leonard Hide ka lindur në 6 Maj të vitit 1975 në Libohovë, Gjirokastër. Është i martuar me dy fëmijë.
Prej vitit 2023 mban detyrën e Kryetarit të Bashkisë Libohovë.
Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, dega Administrim Pubik.
Në vitin 2011 ka kryer studime për Shkollën Bazë të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Hide ka kryer një sërë kualifikimesh të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Mban gradën e Nënkomisarit, titull i dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe është kualifikuar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve.
Ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Policinë e Shtetit, prej 25 vitesh, ku numëron disa detyra të rëndēsishme.
Në vitin 1997, viti i trazirave për Shqipërinë, Hide u angazhua vullnetarisht në Policinë e Shtetit, për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike në qytetin e Gjirokastrës dhe Libohovës, angazhim që është njohur dhe çmuar gjerësisht nga qytetarët.
Nga 1998-2005, shërbeu si punonjës policie, prej vitit 2005 – 2015 ka mbajtur detyrën e Specialist në luftën kundër trafiqeve, Specialist stacioni për hetimin e krimeve, Shef Nënstacioni për Hetimin e Krimeve, Komisariati Policisë Gjirokastër.
Në vitet 2016-2021, ka mbajtur detyrën e Shef Seksioni për Krimet/Zëvendës Shef Komisariati, Komisariati Policisë Gjirokastër, Shef Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastrës, ku administroi me sukses luftën kundër krimit dhe trafiqeve.
Në Vitet 2021-2023, z. Hide ka qenë i angazhuar Shef stacioni në policinë kufitare Qafë Botë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë. Këtë detyrë e mbajti për gati 2 vite deri në mars të vitit 2023, kur kandidoi dhe fitoj garën për Kryetar Bashkie në Bashkinë Libohovë, nën siglën e Partisë Socialiste të Shqipërisë.