Njoftohen të gjithë qytetarët se në zbatim të Ligjit Nr.10019, dt 29/12/2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë ” i ndryshuar, neni 51, pika 7,  si dhe udhëzimit të Ministrit të Brendshëm, Nr.325, datë 10/12/2024 “Për proçedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë ” , Bashkia Libohovë ka afishuar listat e zgjedhësve pranë ambienteve të  Bashkisë.