Raporti i Performances 2024 paraqet një analizë të performancës së bashkisë, duke vlerësuar aspektet kryesore të ofrimit të shërbimeve. Në këtë dokument evidentohen arritjet e deritanishme, si dhe fushat ku nevojitet përmirësim. Qeverisja vendore në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme pas miratimit të Ligjit nr.115, datë 31.07.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale”, i cili konsolidoi 373 bashki dhe komuna në 61 bashki, duke rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve publike. Ky proces reformash, i shoqëruar nga Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligji “Për financat vendore” (2017), ka zgjeruar kompetencat e bashkisë dhe ka forcuar financat vendore, duke mundësuar rritjen e investimeve dhe autonominë fiskale.
Monitorimi i performancës së shërbimeve është një funksion thelbësor për të siguruar cilësinë, qasjen dhe efektivitetin e shërbimeve që ofrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ky proces ndihmon në vlerësimin e mënyrës se si bashkia përmbush përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve, duke u bazuar në parimet e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm.

