RAPORTI I PERFORMANCES 2024 PER BASHKINE LIBOHOVE

Raporti  i Performances 2024 paraqet një analizë të performancës së bashkisë, duke vlerësuar aspektet kryesore të ofrimit të shërbimeve. Në këtë dokument evidentohen arritjet e deritanishme, si dhe fushat ku nevojitet përmirësim. Qeverisja vendore në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme pas miratimit të Ligjit nr.115, datë 31.07.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale”, i cili konsolidoi 373 bashki dhe komuna në 61 bashki, duke rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve publike. Ky proces reformash, i shoqëruar nga Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ligji “Për financat vendore” (2017), ka zgjeruar kompetencat e bashkisë dhe ka forcuar financat vendore, duke mundësuar rritjen e investimeve dhe autonominë fiskale.

Monitorimi i performancës së shërbimeve është një funksion thelbësor për të siguruar cilësinë, qasjen dhe efektivitetin e shërbimeve që ofrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ky proces ndihmon në vlerësimin e mënyrës se si bashkia përmbush përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve, duke u bazuar në parimet e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm.

 

“THESARET E FSHEHURA TE LIBOHOVES” DHE NJE FTESE DREJTUAR FQINJIT, GREQISE

Më 4 Dhjetor 2024, në Janinë u zhvillua një takim prezantues i atraksioneve turistike të Qarkut të Gjirokastrës, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e turizmit dhe hartimin e një pakete të përbashkët.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Prefekturës së Janinës dhe hotelerisë, dhe nga pala shqiptare, përfaqësues të insitucioneve nga Qarku Gjirokastër, Dhomës së Tregëtisë, bizneseve dhe operatorëve turistik.