Më 4 Dhjetor 2024, në Janinë u zhvillua një takim prezantues i atraksioneve turistike të Qarkut të Gjirokastrës, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e turizmit dhe hartimin e një pakete të përbashkët.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Prefekturës së Janinës dhe hotelerisë, dhe nga pala shqiptare, përfaqësues të insitucioneve nga Qarku Gjirokastër, Dhomës së Tregëtisë, bizneseve dhe operatorëve turistik.

Bashkia Libohovë prezantoi gjithë potencialin turistik të saj, në katër stinët e vitit. Aktivitete dhe eksperienca ku mund të përfshihen vizitorët, sitet arkelogjike, monumentet e natyrës, historinë, objektet e kultit, trashëgiminë kulturore, gastronominë, mikpritjen Libohovite me bujtinat e fermat të çelura rishtazi.
Luginën e bukur të Zagorisë, që shtrihet mes malesh, me 10 fshatrat piktoresk të saj, të vendosur në zemrën e natyrës së egër, me shtëpitë e gurta, urat mesjetare, manastiret e kishat me një bukuri të pashoqe. Parkun Natyror të Zagories i pasur në florë dhe në faunë, e si për të plotësuar gjithë ngjyrat e kësaj tablojeje natyrore të pikturuar nga dora e Zotit, nuk mund të mungonte një ujëvarë , ujëvara e Doshnices, lumi që gjarpëron luginën për t’ju bashkuar ansamblit gurgullues të Vjosës. Në përfundim të takimit Dhoma e Tregëtisë Gjirokastër dhe Shoqata e Hotelerisë të Janinës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.