Sa mbyllim një kantier, hapim një tjetër Rruga e Fushë Nepravishtës, ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, ka sot një pamje tjetër pas investimit të Bashkisë Libohovë. I mirëkuptoj banorët dhe ankesat e tyre në disa raste sepse ky investim duhej të ishte bërë më herët, por ishim të detyruar të respektonim procedurat tenderuese dhe ankimimet e ndryshme që natyrisht marrin kohë. Sidoqoftë me rëndësi është fakti që rruga po përfundon dhe se banorët këtej e tutje do të lëvizin pa problem. Në vijim, Nepravishta, si pjesë e programit ‘100 Fshatrat’ do të përfitojë të tjera investime. Të mos harrojmë se në vetëm 3 vjet kemi sjell në Libohovë investime si kurrë më parë. Kemi ende shumë për të bërë dhe, më e mira është përpara