Në festën e përvitshme ‘Tradita Libohovite’, Bashkia Libohovë vlerësoi me titullin ‘Qytetar Nderi’ z. Sotir Çoni dhe z. George Andrews, ndërtuesit dhe investitorët e fabrikës së ujit, me këtë motivacion:
“Për kontribut të shquar në zhvillimin ekonomiko-social dhe human të krahinës së Zagories”.
Gjithashtu u vlerësua me këtë titull edhe z. Stefan Kagjini, një ndër veteranët e aviacionit ushtarak, me këtë motivacion:
“Për vlera dhe kontribute të veçanta në fushën e Aviacionit Ushtarak Shqiptar. Inxhinier i talentuar dhe novatorë, me efektivitet të lartë shkencor.
Për dekada të tëra shërbeu me devotshmeri duke pasuruar më tej traditat në sektorët ushtarak të aviacionit”.
Bashkia Libohovë falenderon të gjithë banorët, miqtë dhe të ftuarit që iu bashkuan festës së përvitshme, e cila kësaj here zhvillohej në një Libohovë të transformuar. S’kishte mënyrë tjetër më të mirë për ta inaguruar qendrën e re sesa këngët e vallet që bënë bashkë libohovitët; ata që jetojnë këtu, të tjerët nëpër Shqipëri dhe sigurisht ata jashtë shtetit.