Bashkia Libohovë shpall thirrjen publike për anëtarësimin në Këshillin Vendor të Rinisë. Këshilli do të përbëhet nga Kryetari i Bashkisë, përfaqësuesi i Rinisë në institucionin e bashkisë, të rinj nga organizatat e qytetit dhe të rinj nga Njësitë Administrative të territorit të Bashkisë. Përzgjedhja do të bëhet nga grupi i punës përgjegjës, i ngritur pranë bashkisë Libohovë duke u mbështetur në kriteret dhe proçedurat që parashikon ligji.
Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) të jenë banorë të Bashkisë Libohovë;
b) të jenë 15 deri 29 vjeç;
c) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;
d) të mos jetë i dënuar;
e) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore;
f) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit në Këshillin Vendor Rinor.
Kandidatët për Këshillin Vendor Rinor, përfaqësues të organizatave rinore ose të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre brenda datës 12.03.2024.
Dokumentet për aplikim vijojnë si më poshtë:
a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
b) jetëshkrim;
c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;
d) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konflikit të interesave;
e) referenca nga të paktën 2 bashkëpuntorë të mëparshëm;
Dokumentet duhen paraqitur dorazi pranë sekretarisë së bashkisë!
Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.
Ftojmë të rinj e të reja të aplikojnë, për t’u bërë anëtarë të këtij këshilli.
Mirëpresim aplikimet Tuaja
AlbaniaUSA