Përgjatë dy ditëve, në ambjentet e Bashkisë Libohovë, u organizua ne bashkepunim me fondacionin gjerman “Friedrich Ebert” nje aktivitet nën titulli “Loja simuluese e politikës vendore/Pa rini nuk ka shtet”.
Nxënës të gjimnazit “11-Shkurti” u bënë pjesë e këtij projekti dhe morën njohuri bazë mbi mënyrën dhe funksionimin e aktorëve vendimmarrës mbi politikën vendore. Të rinjtë patën mundësi të ishin pjesë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Libohovë, ku ndoqën nga afër mënyrën e funksionimit të këtij këshilli.
Përgjatë ditës së dytë nxënësit simuluan një mbledhje, duke marrë rolin e anëtarëve të Keshillit Bashkiak, ku diskutuan, shkëmbyen idet, argumentuan dhe morën vendime mbi projektet e parashtruara. Në përfundim të seminarit të rinjtë u vlerësuan edhe me certifikata pjesëmarrje.