Panairi “Libohova, Kulturë dhe Agroturizëm”, një event që ne synojmë ta organizojmë çdo vit në Ditën Botërore të Turizmit. Këtë vit kishim edhe mbështetjen e projektit “Bashkitë për Europën”, financuar nga BE.Pasuritë natyrore dhe kultutore, por edhe gatimet tradicionale janë një kombinim fantastik për të tërhequr gjithnjë e më shumë turistë. Dhe në fakt këtë e kemi parë nga vitit në vit. Gjithnjë e më shumë vizitorë mbërrijnë në Libohovë për të parë monumentet tona, për të shijuar ushqimet karakteristike apo edhe enkas për të blerë produkte të ndryshme të zonës si djathi, vera, mjalti, rakia, çaji, trahanaja etj. Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në këtë panairi.